Ferizaj.29.12.2016. Në një takim të organizuar nga OVL e ÇK-së në Ferizaj është shënuar Dita e Veteranëve të UÇK-së.
Në shënimin e kësaj dite ishin ftuar veteran të Luftës së UÇK-së,strukturat udhëheqëse të Zonës Operative të Nerodimes dhe mysafirë të shumtë.
Me këtë rast kryetari i Shoqatës së veteranëve të OVL e UÇK-së dega në Ferizaj,Rafiz Sejdiu ka paraqitur edhe një raport të punës së kësaj dege për vitin 2016.
Sejdiu tha se gjatë këtij viti janë themeluar 19-të nëndegë të OVL të cilat i kanë dhënë shtytje edhe aktivitetit të degës në Ferizaj.
“Fillimisht kryesia e degës ka bërë një marrëveshje për të shiquar mundësit e punësimit të veteranëve në kuadër të profesionit që kanë,ku në këtë drejtim dega është duke evidentuar ish ushtarët e pa punë” tha Sejdiu
Sejdiu tha se kjo degë ka dhënë nji kontribut të madh edhe në; ngritjen dhe përurimin e lapidarit të dëshmorit Sadik Bega-Mortaja, kontributin rreth caktimit të lokacionit për ngritjen e lapidarit të Heroinës Hyrë Emini,aktivitetin për vënien e gurëthemelit për lapidarian e Heroit të Kombit Ahmet Kaçiku, aktivitetin që përmes Asamblesë Komunale të aprovohet lokacioni për ngritjen e lapidarit për dëshmorët Ahmet Hoxha dhe Ramdan Rexhepi.
Vteranët e OVL të UÇK-së i ka përshëndetur edhe ish Komandanti i ZO të Nerodimes, Shukri Buja.
Ai në këtë takim kishte ardhur drejtë nga mbledhja e Parlamentit të Kosovës ku sot pritet që të amendamentohet edhe ligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së.
Buja njoftoi veteranët e degës së Ferizajt për beneficionet që do të sjellë ky ligj për këto kategori dhe ,siç tha ai, nuk do të kemi më raste kur luftëtarët e Luftës ë UÇK-së të jenë raste sociale.
Në fund organizatorët ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan dhe po ndihmojnë shoqatën e OVL e UÇK-së në aktivitete ë sajë.