Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, edhe sot ka numëruar dështimet e pushtetit lokal të Ferizajt. Kësaj here ‘’Vetëvendosje’’ kritikoi Drejtorinë e Infrastrukturës në këtë komunë.
Pajtim Cakolli nga kjo Lëvizje, tha se përkundër premtimeve se ndërtimet pa leje do të ndalen një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani. Ai shtoi se asfaltimet që janë bërë deri më tani nga qeveria lokale nuk i përmbushin standardet e parapara.
“Sot në Ferizaj ndërtimet pa leje janë në vlugun e lulëzimit, nuk përfillet asnjë standard ndërtimor. Po ashtu në komunën tonë rrugët e “shumta” që po asfaltohen për fat të keq mbi 90% të tyre nuk kanë infrastrukturën përcjellëse. Të gjitha këto kanë një arsye të thjeshtë e ajo është vjedhja më e lehtë dhe më e shpejtë. Sot një ndërmarrje që të fitoj një tender për të shtruar një rrugë, ose duhet të konkuroj me çmimin më të ulët sesa ai real ose duhet t’i korruptojë zyrtarët komunal. Nëse hiqen dhe nuk shtohen 2cm asfalt i kursen 2.5 euro për metër katrore. Nëse rruga i ka 4000m2 atëherë buxheti dëmtohet për 10000 euro, pra 1cm asfalt janë të barabarta me 10 cm zhavor. Kryesisht dallaveret bëhen tek asfalti pasi aty është paraja me e madhe sepse në vend që të hiqen 10cm zhavor hiqen 1cm asfalt dhe fitimi është i njejtë”,tha Cakolli.
Edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, përmes slide-ve, ka paraqitur disa nga problemet me të cilat përballen banorët e Ferizajt.
“Është për të ardhur keq që banorët e fshatit më të madh në komunën tonë, në Greme nuk kanë ujë të pijes. Përveç kësaj është e tmerrshme që pranë buron uji i kanalizimit. Qytetarët për t’iu ikur infeksioneve të mundshme rrezikojnë jetën për të kaluar hekurudhën.E vendkalimet e hekurudhës vazhdojnë të mbeten të pa sigurta për qytetarët dhe automjetet në mungesë të mbrojtesve”,tha Ramadani.
Evetare Azemi Udhëheqëse e Nënkomitetit për Ekonomi dhe Financa LVV-Qendra Ferizaj ka shprehur shqetësimin për gjendjen e vështir ekonomiko-sociale, ku sipas sajë, gjendja financiare e qytetarëve është keqësuar edhe më tepër.
“Këtë e dëshmon pos tjerave interesimi i madh i të rinjve për të migruar jashtë vendit për kushte më të mira si ne Ekonomi,Arsim,Shëndetësi etj. Ilustrimi më i mire është eksodi masiv në tërë Kosovën por edhe në Ferizaj. Dhe krejt kjo ,në saje të premtimeve boshe apo thënë thjeshtë mashtruese të qeveritarëve. Zvogëlim të shpenzimeve për dreka e darka të komunarëve ,në të kundërtën me minibusin e parkuar në sheshin e qytetit para komunës le të marrin rrugën,për atje ku e dërguan dhe vazhdojnë të dërgojnë të ardhmen e këtij populli- rininë” ka thënë Azemi.
Lëvizja Vetëvendosje edhe sot i bëri thirrje qeverisë lokale që të trajtoj me seriozitet problemet të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve ferizajas.