29,11,2024

Ferizaj thyen rekordin e shpenzimeve për dekorim

Must Read

Për dallim nga viti i kaluar kur shpenzoi 10 mijë euro për dekorim e shkëlqim të fundvitit, sivjet Komuna e Ferizajt për këtë qëllim harxhoi më shumë.

Zbukurimi i qendrës së qytetit dhe Sheshit “Adem Jashari” për festat e fundvitit si dhe fishekzjarrët që do të ndizen në kalimin nga 2016-ta në 2017-ën, sivjet Komunës së Ferizajt i ka kushtuar 15 mijë euro.

Vitin e kaluar për këtë qëllim kjo komunë kishte shpenzuar 10 mijë euro.

Harxhimet për festat i bëri të ditur për KALLXO.com, Mimoza Fazliu, drejtorja e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt.

“Me këtë çmim përfshihen të gjitha zbukurimet e qytetit, po ashtu edhe fishekzjarrët që do të ndizen në natën e fundvitit në mesnatë, ndërsa kompania e cila është kontraktuar të bëjë zbukurimin e qytetit është kompania ‘Besa’ në Ferizaj,” tha Fazliu.

Drejtorja tha se në Ferizaj përveç zbukurimeve dhe fishekzjarrëve nuk do të ketë ndonjë aktivitet tjetër të organizuar nga komuna, përveç vizitës së kryetarit Muharrem Sfarqa nëpër disa nga institucionet e qytetit në natën e ndërrimit të moteve.

KALLXO.com shkroi sot se Komuna e Gjilanit për fishekzjarrë, dekorim e tri koncerte të fundvitit ka shpenzuar 9 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img