Viti 2016 po permbyllet si edhe vitet tjera me lavdata per punen qe ka bere pushteti aktual. Jemi ketu t’ua kujtojme “sukseset”. Ne pamundesi per ti permendur te gjitha,do ti numerojme disa qe opinoioni publik megjithate eshte i informuar kohe pas kohe.
1. Se pari do te permendim skandalin me drejtorin e QKMF-se, qe ky pushtet e detyronte te nenshkruante akte e dokumente jo te rregullta si dhe per kontraten per veturat te cilat do ti blente QKMF, e te cilat veq njeres qe vozitet kryetari Svarqa tjerat nuk kane ardhur kurre.
2. Skandali me DDSHMS, Z. Karameta I cili njekohesishte ushtron funksionin e drejtorit te DSHMS-se dhe te specializantit te psikiatrise. Hiq te gjitha parregullsit tjera shtrohet pyetja si mundet ne te njeten kohe me qene ne dy vende e qe eshte edhe me tragjike se kur Z. Svarqa I shtrohet kjo pyetje ai si polifytyresh pergjigjet: Pyeteni ate.
3. Afera apo skandali me monitore te cilet kushtuan 46.000 euro per te cilat ka fjale se kane qene donacion. Por edhe po te mos jene donacione nje monitor kushton vetem 2000 euro ndoshta edhe me pak. Keta kane sjelle vetem 6. PO te jete shtet normal me kete pune do te ishte marr prokuroria.
4. Skandali tjeter lidhur me laboraorin prapa QKMF-se qe hisenik eshte Z. Karameta ku pacientet dergohen enkas nga QKMF kinse ne QKMF nuk ka reagens e te cilet reagens nuk I kerkojne nga ministrija. Kjo behet per ti bere pune drejtorit, per tia shtuar punen dhe fitimin. Per kete edhe me perpara eshte njoftuar opinoini dhe organet relevante si edhe Z. Svarqa, por ai ka vepruar si I shurdher dhe si ne kohen e monizmit kur Serbia nuk mund te paguante aparatin shteteror preferonte te gjobiten qytetaret shqipetare kudo dhe kurdo. Tani keshtu me gjase veprohet edhe ne kete fukarallek te pacienteve te cilet detyrohen qe analizat laboratorike ti bejne ne laborator privat me qdo kusht qe dikush te pasurohet. Nuk perjashtohet mundesija qe hisenik te jete edhe Z. Svarqa.
5. Po skandali me sindikalistet e QKMF-se dhe prezenca vazhdimisht e Z. Karameta ne QKMF,per te cilen gje shtrohet pyetja, a eshte ky eshe drejtor I QKMF-se edhe I DDSHMS.
6. Po skandali ne kuvend ndermjet Z. Karameta dhe shefit ekzekutiv te QKMF-se te cilet nuk mirren vesh per statutin dhe mbarvajtjen e punes ne QKMF, dhe raportet e rena ne zero,cfare kualiteti sigurojne.
7. Duke mos e kundershtuar se veturat e reja jane me te mira se te vjetrat, duke ditur se ka relativisht mjaft vetura ne kete fukarallek qe ka Kosova, mund te bleheshin vetura gjysem te vjetra e pacienteve te u sigurohej terapi ne menyre qe ata te mos sorollaten naten neper barnatore private per te blere terapi. Por dikujt kjo I eshte pergjigj per ndonje perfitim.
8. Po na thuani a eshte suskes mungesa e barerave
9. Po a sukses qenka mosofrimi I sherbimeve shendetesore pacienteve ne fshatra pas dite qe shpesh here largesia deri ne QKMF eshte edhe deri 17km. Apo ndoshta institucionet shendetesore ne krye me kryetarin e kuvendit ua kane ndaluar (apo ua kane mohuar) te drejten qytetareve qe te semuren pas dite.
10. Sukses na qenka mungesa e minilaboratoreve e EKG ne stacionet shendetesore.
11. Po a sukses na qenka shperndarja e analizave laboratorike pas 6-7 ore.
12. Po a sukses na qenka mungesa e nje gjilpere apo shiringe, apo kanille.
13. Po orari I punes qe asnjeher nuk plotesohet.
14. Po prolongimi I fillimit te spitalit per 3 vjet.
15. Po ligji per duhanpirjen a eshte respektuar ne Ferizaj, ku 2000 njerez vdesin para kohe ne Kosove nga pirja e duhanit, pjestoje me numrin e banoreve dhe del numri per Ferizaj,qe arrin mbi 150.
16. Po pranimi I punetoreve dhe jo vetem ne shendetesi pa kriter,klientelist, familjar dhe militantet partiak ku 5-6 vet kryejne punen e nje njeriu apo kater arketare ne nje karrige e tjera. Ja cfare thote avokati i popullit per kete:
Mosrespektimi I procedurave ligjore gjate procesit te rekrutimit te personelit sipas konkurseve te shpallura. Ka shkelje gjate hartimit te konkursit. Jane parashtruar kritere te cilat kane qene ne kundershtim me ligjin, duke pamundesuar trajtim te barabarte.Falsifikim te raportit te punes Se DA. Punesimi mbi baza familjare e politike. Shkelje e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.
17. Dhe ne fund Karitasi, punetoret aty 130-140,cfare organizate eshte,kush eshte burimi I te ardhurave te tyre sepse na u paraqit se tani financohet nga MSH. M e punues dhe MS, M.ekonomike dhe komuna ku jane te shkruara keto akte. Eshte kjo nje organizate e dyte qe pastaj shperndan ne tjera ne QKMF, ja qka perjetojne taksapaguesit tane,ndersa komuna edhe per vitin 2017 nga fondi sherbimi dhe mallra ndan edhe 200.000 Euro tjera te pa shenuara per qfar destinimi apo dedikimi . Keshtu hargjohen parat e taksapagueseve. Dhe pushteti asnjehere nuk pendohet.
UROJ QE ZOTI TE NA RUAJ NGA ZEMRAT JO PENDESTARE DHE NGA SHPIRTRAT QE NUK NGOPEN,SIQ JAN PUSHTETARET.
Shyqeri H. Hyseni
Nënkomiteti për shëndetësi
27 DHJETOR 2016