26,12,2024

Në një shkollë të Ferizajt tentohet të rrëmbehet një 7 vjeçar

Must Read

Tentojnë ta rrëmbejnë fëmijën 7-vjeçar brenda objektit të shkollës “Gjon Serreqi” në Ferizaj. Prindërit janë të shqetësuar për nivelin e ulët të sigurisë, derisa hedhin dyshime se i dyshuari për rrëmbim “është pedofil”.

Ndonëse thonë se kanë dhënë deklarata në polici ata bashkë me dëshmitarët e tjerë prezentë në shkollë, policia thonë se nuk ka rast të regjistruar. As drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, e as zëvendësi i tij Nazmi Heda, nuk ka pranuar të flasin për rastin, raporton KTV.

I pari, prapa kamerës, vetëm e ka konfirmuar se rasti ka ndodhur dhe se rasti është lajmëruar në polici.

Por, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi, ka mohuar të jetë hapur ndonjë rast lidhur me këtë ngjarje, ani pse mësuesja dhe dy prindër i kanë thënë televizionit se kanë dhënë deklarata në polici.

Se Policia është e njoftuar për rastin e thonë edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit në këtë komunë Muhamet Halili.

Ai ka pranuar se objektet e shkollave në këtë komunë nuk mbikëqyren nga pjesëtarë të sigurisë, por ka njoftuar se synojnë që kjo të bëhet nga viti i ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img