04,05,2024

Mustafa: Buxheti nuk është social, por zhvillimor

Must Read

Ai ka falënderuar deputetët për votimin e buxhetit, ndërsa ka thënë se për këtë çështje po flasin edhe ata që janë të fushave tjera, megjithatë sipas kryeministrit, ky buxhet mundëson zhvillim ekonomik.

“Me këtë buxhet japim impulsin kryesore të nisjes së përmbylljes së aspektit infrastrukturor. Buxheti nuk është social, por zhvillimor”, ka deklaruar Mustafa, gjatë një konference për media, raporton “Zeri.info”.

Shefi i ekzekutivit më tej ka thënë se Qeveria është e interesuar që t’i nxisë investimet dhe se për dallim nga viti 2014, tani buxheti i shtetit është për rreth 400 milionë euro më i lartë.

Ndërsa, Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti është i qëndrueshëm dhe i koordinuar me të gjitha institucionet buxhetore duke përfshirë edhe komunat.

Madje ai ka thënë se këtë herë është diskutuar edhe me shoqërinë civile, duke e bërë edhe më transparent planifikimin e buxhetit.

“Ky buxhet mundëson rritje për së paku 4%. Unë ndjehem mirë me ketë buxhet sepse është i qëndrueshëm dhe  realizimi i buxhetit do të jetë shumë i lartë”, ka thënë Hoti.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img