06,11,2025

Urimi i kryetarit Svarqa për Krishtlindjet katolike

Must Read

Le të jetë edhe kjo festë Krishtlindjesh një rast për të rritur shpresat dhe guximin, që t’i qasemi jetës me më shumë besim e kurajo, për ndërtimin e të nesërmes më të mirë për të gjithë.

Të dashur besimtarë katolikë,
Uroj që edhe kjo festë Krishtlindjesh, t’ju gjejë në paqe shpirtërore, me prirje për të ndier dhe për t’u solidarizuar me ata që janë në vështirësi.
Uroj që festa e Krishtlindjes t’ju bashkojë me dashuri rreth tryezës dhe t’ju motivojë për më shumë ngrohtësi e afrim me të tjerët.
Le të jetë edhe kjo festë Krishtlindjesh një rast për të rritur shpresat dhe guximin, që t’i qasemi jetës me më shumë besim e kurajo, për ndërtimin e të nesërmes më të mirë për të gjithë.
Dashuria, komunikimi i sinqertë, besimi i ndërsjellë dhe bashkëpunimi i ngushtë vëllazëror, le të jenë themeli mbi të cilin do ta ndërtojmë të ardhmën. Gëzuar!
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj A.N., i dyshuar për kanosje ndaj gjyqtarit

Ferizaj, 5 nëntor 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img