03,07,2025

6 studentë ferizajas vitin e ardhshëm do t’i fillojnë studimet në Itali

Must Read

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpuntorët e tij, po qëndron për vizitë zyrtare në qytetin e Ternit të Italisë.

Fillimisht kryetari Svarqa, ka pasur një takim me humanistin e njohur Don Sandro Shaboletën i cili njëherësh është edhe qytetar nderi i Komunës së Ferizajt.

Në këtë takim u arrit marrëveshja që në vitin e ardhshëm, gjashtë studentë ferizajas t’i nisin studimet në qytetin e Ternit, por edhe në qytete të tjera universitare të Italisë.

Po ashtu në këtë takim është marr vendim që 50 nxënës maturantë me sukses të shkëlqyeshëm nga qyteti i Ferizajt, gjatë muajit maj, të qëndrojnë për vizitë një javore në Itali, pa asnjë shpenzim.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, me këtë rast ka shprehur mirënjohjen ndaj humanistit Don Sandro Shaboletës, për gjithë kontributin e tij për nxënësit ferizajas.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, kryetari Svarqa është takuar edhe me studentët ferizajas, që aktualisht po kryejnë studimet në Peruga, por edhe në qytetin e Ternit.

Ndërkohë gjatë ditëve në vazhdim, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, do të ketë edhe një takim zyrtar në selinë e Shenjtë në Vatikan.

15451119_1820912221258124_1448976065_n 15577753_1820912234591456_1578834850_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img