11,10,2025

Nesër zbulohet pllaka te shtëpia e komandantit Jetë Hasani në Shtime

Must Read

Batalioni i Dytë i Brigadës 121 “Kumanova” nesër (e martë) duke filluar në orën 11:30 do ta organizojë ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit Jetë Hasani, komandant i njësive të para të UÇK-së në komunën e Shtimes.

“Ky manifestim mbahet edhe në nderim të të gjithë dëshmorëve të Batalionit të dytë ‘Ruzhdi Salihu’. Në këtë manifestim do të marrin pjesë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtues institucionalë. Manifestimi mbahet më 13.12.2016 (e martë) në Shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Godancë, komuna e Shtimes, duke filluar në orën 11:30. Shtëpia e komandant Jetë Hasanit ishte baza e celulave të para të UÇK-së në Shtime”, është thënë në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhjet lokale nesër, KQZ sot shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, kamera sigurie në secilin vendvotim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img