Komunikat për mjetet e informimit nga Qendra Kryesore e Mjekësis Familjare në Ferizaj
Incizimet e ndryshme tendencioze që po dalin kohëve të fundit me qëllim të degradimit të shëndetësisë janë të kota dhe politikë dështuese, e sidomos nga ambicjet narcisoide të atyre që dëshirojnë të merren me këtë fushë.
Kërkojmë nga këto politika që me punët e tyre të mos mundohen të njollosin QKMF -në, sepse ne merremi me shëndetësi e jo me politikë dhe duhet të dini se shëndetësia është më shumë se politika, është shkencë në vete.
Mënyra se si një qytetar (z. Labinot Tahiri) ka sjellë barna në QKMF, sa do e vogël që është dhuruar sasia e terapisë, është jashtë procedurave standarde dhe në kundërshtim me nenin 40 të ” Ligji mbi produktet medicinale” dhe mashtrim ambulant i qytetarëve tonë dhe ne asnjëherë nuk duhet të biem pre e veprimeve të tilla sado që tentohët t’i vihet petku i humanitetit, kurse në fakt qellimi është promovimi politilk partiak dhe individual.
Menaxhmenti i QKMF -së kërkon nga personi në fjalë që të vie dhe të bëjë tërheqjen e këtyre produkteve mjekësore dhe të rrespektoj rrugët dhe standardet e parashikuara me ligj mbi donacionet.
QKMF nuk është kundër atyre që dëshirojnë të kontribuojnë dhe ndihmojnë pasi që ne kemi donatorë vendorë dhe ndërkomëbtarë të rregullt që ndihmojnë aktivitetet dhe shërbimet në Instirtucionet Shëndetësore, por është protagonist i rrugëve zyrtare pasi që produktet mjekësore janë kategori specifike dhe monitorohen nga institucionet përkatëse gjatë gjithë aktivitetit të tyre e poashtu edhe nga vetë QKMF-ja.
Ne për çështje të korrektësisë dhe respektimit të formës zyrtare do të njoftojmë organet kompetente si: AKPPM –në dhe Inspektoriatin Shëndetësor në MSH që të veproj dhe të ofroj sygjerimet dhe rekomantimet profesionale
Më poshtë mund të shihni edhe videon e Labinot Tahiri-Labi duke blerë mjetet në fjalë.