(I plotësuar) – Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një të riu në Mitrovicë, por ende nuk dihen detaje të tjera dhe shkaqet që çuan në këtë vrasje.
***
(I plotësuar) – Një dëshmitar i vrasjes në Mitrovicë i cili thotë se ka ndodhur para rreth 15 minutash, ka dërguar fotografi në adresë të lajmi.net
Ai thotë se janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.
Në këtë fotografi shihet edhe trupi i viktimës. /lajmi.net
***
Siç mëson KosovaPress-i nga dëshmitarët, ai është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Redaksia ka provuar që të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës, por deri tani një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit./kp
.