04,05,2024

Reçica: Së shpejti ura do të hapet plotësisht dhe do të jetë në funksion të lirisë së lëvizjes

Must Read

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme,Elmi Reçica, deputetë,me mbështetje të KDI-së, të Ambasadës së Zvicrës, në prani të autoriteteve komunale të Mitrovicës, të shoqërisë civile si dhe të qytetarëve, sot në Mitrovicë, është zhvilluar një tryezë-diskutimi me temën “ Dialogu Kosovë-Serbi: Impakti në jetën e qytetarëve”, ku është diskutuar rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel me qëllim për të rritur transparencën, pjesëmarrjen e qytetarëve si dhe llogaridhënien e Qeverisë së Kosovës në këtë proces.
“Në kuadër të kësaj nisme të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, patëm rastin prej së afërmi të monitorojmë procesin e zbatimit të një prej marrëveshjeve të Brukselit për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës, së shpejti kjo urë do të hapet plotësisht dhe do të jetë në funksion të lirisë së lëvizjes për t’i dhënë fund ndarjes së Mitrovicës, urë që paraqiste një prej simbolikave ndarëse ajo do të bëhet urë bashkimi dhe integrimi për Mitrovicën dhe Republikën e Kosovës” ka thënë Elmi Reçica
15230752_976078985869690_3485369968410676885_n-1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img