Policia ka arrestuar një femër në Ferizaj si të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
E dyshuara L.H, shtetase e Kosovës e përkatësisë shqiptare akuzohet se ka rrëmbyer në Istog një fëmijë nëntë vjeç të komunitetit rom.
Rasti për zhdukjen e fëmijës është raportuar më 18 nëntor në Istog ndërsa e dyshuara është arrestuar në Ferizaj.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë iu është kthyer familjarëve të tij.