Në komunën e vogël të Kosovës (Drenas), ku këtë të diele do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryetar, janë stacionuar tashmë një numër më i madh i veturave zyrtare.
Partitë kryesore që udhëheqin me nivelin lokal dhe qendror po i shfrytëzojnë veturat zyrtare për të marrë pjesë nëpër tubime elektorale.
Madje mbikëqyrësit e zgjedhjeve në këtë komunë thonë se gjatë dy ditëve të para të fushatës është vërejtur edhe prania e shërbyesve civilë në këto tubime.
Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që është duke bërë monitorimin e fushatës zgjedhore në komunën e Drenasit, ka vërejtur përdorimin e veturave zyrtare në këtë fushatë.
.