Që nga orët e mesnatës në Ferizaj kanë filluar reshjet e borës. Edhe pse në fillim ishin reshje të dobëta në mëngjes qyteti është mbuluar me shtresën e bardhë të borës.
Momentalisht temperaturat nuk janë shumë të ulëta dhe rrugët janë të kalueshme pasi edhe shtresa e borës është e hollë dhe nuk ka mbuluar rrugët.