25,11,2024

2623 persona nënshkruan peticionin #DrejtësiPërAstritin

Must Read
Astrit Dehari

Pas përfundimit të protestës shoqëria civile bëri thirrje për nënshkrimin e peticionit që ishte përgatitur mbi këto pika:

  1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë
  2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.
  3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.
  4. 4. Kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38, paragrafit 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të thërras mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Aktivistët e shoqërisë civile filluan mbledhjen e nënshkrimeve në dy pika dhe atë vetëm në sheshin e Prishtinës, ku vetëm brenda 4 orëve peticioni arriti të nënshkruhej nga 2623 persona të cilët ndanë të njejtin shqetësim për rastin e Astrit Deharit.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme shoqëria civile ka paralajmëruar që do të zgjerohen edhe me tri pika të reja në qytetin e Prishtinës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa ato janë:

Pika e parë – Para hotel Swiss Diamond – Sheshi Nënë Tereza

Pika e dytë- Ministria e Kulturës

Pika e tretë- Sheshi Zahir Pajaziti

Pika e katërt – Rruga Pejton, tek Trosha e vjetër

Pika e pestë- Kampusi i universitetit

Ndërsa, peticioni do të vazhdojë të përhapet edhe në komunat tjera të Kosovës./lajmi.net

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img