Ferizaj.24.11.2016. Pas një procesi të zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe demokratike, Forumi i Gruas së LDK-së në Ferizaj mbajti kuvendin e VII-të zgjedhor.
Punimet e këtij kuvendi të suksesshëm i përshëndeti kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa, kryetari i LDK-së, njëherit dhe kryeministër I Kosovës, akademik Isa Mustafa me bashkëpunëtor.
Kryetari i degës, njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa, përshëndeti të pranishmit duke uruar që nga ky kuvend të zgjidhen më të mirat dhe i ftoi për bashkëpunim të ngushtë për të realizuar programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës: “ Ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kemi krijuar mundësi që Gruaja të ketë hapësirë të mjaftueshme të veprimit dhe përmes këtij Forumi ti përfaqësojnë denjësisht Gratë.
Ne jemi të kënaqur me mobilizimin e Forumit të Gruas , sepse kjo dëshmon që LDK ,ka përkrahje për punën që po bënë dhe është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë me strukturat e LDK-së, “ tha kryetari Sfarqa.
Kryetari i LDK-së, njëherit dhe kryeministër I Kosovës, akademik Isa Mustafa, përshëndeti të pranishmit duke u thënë “ Ne në LDK, skemi nevojë për anketa sepse anketimi më i mirë është interesimi për anëtarësim në Forumin e Gruas dhe në atë Rinor, ku flet për forcën e LDK-së. Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të keni vendin që meritoni.”
Gjithashtu, kryeministri Isa Mustafa, foli edhe për projektet e qeverisë së Kosovës të cilat janë projekte madhore në të mire të qytetarëve si dhe për rritjen ekonomike ku Kosova radhitet e para në rajon dhe në Evropë për rritje ekonomike si dhe e 13-ta në botë për lehtësitë e krijuara në bërje të biznesit. Po ashtu si proces të rëndësishëm e cilësoi edhe demarkacionin duke i ftuar që të përkrahin Sovranitetin e shtetit tonë, sepse pa kufij nuk ka shtet.
Nga ky kuvend doli kryesia e re e Forumit të Gruas si dhe kryetarja Besa Beqiri Zejnullahu.