Rasti sipas policisë, ka ndodhur me datën 23.11.2016 rreth orës 17:30, në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ku nga persona të dyshuar, me dy automjete i është bllokuar rruga autobusit, në të cilin ndodhej viktima, I. E mashkull 33 vjeç, i cili është rrëmbyer nga të dyshuarit.
Policia informon se viktima është futur me forcë nga të dyshuarit, në njërin nga automjetet që kishin bllokuar rrugën dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësiti i hetimeve rajonale të Prishtinës pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar: M. B, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe B. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.
.