25,11,2024

Kujdes! Ky ushqim i bebeve nga Serbia është i rrezikshëm

Must Read

Inspeksioni i Ministrisë serbe të Shëndetësisë ka filluar kontrollin e tërheqjes nga shitja të prodhimeve “Juvitana”, ka deklaruar sot ndihmësi i ministrit i ngarkuar për punë inspektuese, Zoran Panajotoviq.

Sasi të palejueshme të pesticideve janë gjetur edhe në tre prodhues të ushqimit për fëmijë “Juvitana”, ka raportuar sonte Radio Televizioni i Serbisë, transmeton lajmi.net.

Sipas doktorit Srgjo Jankoviq nga Klinika Universitare e fëmijëve në Beograd, “limiti i materies toksike është dukshëm më i lartë sesa lejohet”, kështu që kjo “duhet të merret seriozisht”.

Ministria serbe e Shëndetësisë ka njoftuar dje se edhe tetë prodhime “Juvitana”, nga fabrika në Ingjia, janë të dyshuar, pasi që aty janë gjetur numër i lartë i pesticideve.

Në njoftimin e kompanisë “Swisslion Takovo” thuhet se nëse gjetje e Ministrisë së Shëndetësisë janë të sakta, atëherë do të asgjësohen të gjitha këto prodhime, derisa fabrika në Ingjia do të mbyllet për një kohë.

Një lajm i tillë ka alarmuar konsumatorët jo vetëm në Serbi, por edhe në rajonin tonë, si në Mal të Zi, Bosnje, etj.

Prodhimet e “Swisslion Takovo” janë të pranishme edhe në Kosovë. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img