Ajo tani kontribuon me përvojën e saj në një fushatë kundër ‘kiber-bulizmit’, por që pati një të kaluar të hidhur pasi u bë femra më e përfolur e shekullit XX.
Në vitin 1995 ajo i përfundoi studimet në psikologji në Lewis and Clark College. Nga viti 1995 deri 1996 ka punuar në Shtëpinë e Bardhë si praktikante, dhe pastaj në fushën e tregtisë në internet. Ajo ishte vetëm 20 vjeç kur ajo u takua me Bill Clinton. Ky afera seksuale më të pati pasoja shkatërruese në personalitetin e saj, transmeton lajmi.net.
Monica pastaj filloi të vuajë nga një shumëllojshmëri e ofendimeve, poshtërimit, dhe në disa raste ajo u përpoq ta vriste veten. Për shumë vite ajo ishte e heshtur.
Gruaja, e cila tani është 43 vjeçe, ka qenë pjesëmarrëse në konferencën e “Australian Association of National Advertisers” në Sidnei dhe ka kujtuar se gjatë këtyre viteve është fyer dhe ofenduar nga shumë njerëz, aq sa ka menduar edhe të vetëvritet. /Lajmi.net/
.