09,05,2025

Zgjedhet  menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes “Ambienti”

Must Read

Kryesuesi i bordit të ndërmarrjes “Ambienti” Shefqet Bajrami së bashku me kryesuesin e komisionit të aksionareve Ramadan Baliun përmes një konference për gazetarë kanë njoftuar se është zgjedhur menaxhmenti i lartë i kësaj ndërmarrje.

U bë e ditur se në bazë të numrit të pikëve në konkursin që është shpallur për këtë ndërmarrje më së shumti pikë ka fituar Izet Rushiti i cili tashmë është zgjedhur kryeshef ekzekutiv, Vullnet Syla auditor i brendshëm, Labinota Kerqeli sekretare ligjore si dhe zyrtarë kryesor financiar është zgjedhur Zenel Avdyli.

Sipas kryesuesin e komisionit të aksionareve Ramadan Baliut , nga sot janë nënshkruar edhe kontratat e punës për udhëheqësit e kësaj ndërmarrje.

Ndërsa kryesuesi i bordit të ndërmarrjes “Ambineti” Shefqet Bajrami, u zotua se brenda javës do të fillojnë edhe procedurat e reja të rekrutimit në mënyrë që të funskionalziohet plotësisht kjo ndërmarrje dhe të merren në menaxhim parkingjet e qytetit, por edhe me hapësirat e gjelbëruara të qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes postës

U nënshkrua marrëveshje mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img