Kaçanik 12 Nëntor 2016. Forumi i Gruas i LDK-së Dega në Kaçanik këtë të shtunë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor ku për kryetare nga delegatet e këtij subjekti është zgjedhur Mirlinda Axhami-Hysa.
Këtë kuvend e ka përshëndetur Ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës Lutfi Zharku dhe Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, njëherit deputete e Parlamentit të Kosovës.
Këtë tubim e ka përshëndetur edhe kryetari I degës së LDK-së në Kaçanik, prof Selim Reka.
Reka ka çmuar lartë rolin e gruas në angazhimin e sajë në politikë.
“Pa gruan në politikë do të kemi një pabarazi gjinore dhe shklelje të së drejtës elementare qytetare” ka thënë Reka.
Delegatet e këtij Kuvendi zgjodhën për Kryetare të FG LDK-së – Dega në Kaçanik znj.Mirlinda Axhami-Hysa .
Kryetarja e sapo zgjedhur Mirlinda Axhami-Hysa tha se LDK është parti e vlerave dhe demokracisë.
“Kam zgjedhur të jem anëtare e LDK-së sepse është parti e demokracisë së shëndetshme dhe vlerave reale.Si kryetare re këtij forumi synim i imi do të jetë zgjerimi i rrjetit të gruas , fuqizimi politik dhe ekonomik me theks të veçantë të gruas kaçanikase” tha Axhami-Hysa.
Kryesia e LDK-së, dega në Kaçanik ka falënderuar Kryetaren e mëparshme, Nazife Krasniqi, për angazhimin dhe kontributin e saj të çmueshëm gjatë mandatit të saj .