Deklarata është bërë nga Guglielmo Battisti, kreu i policisë së Reggio Emilia-s në Itali, pas arrestimit të një shqiptari, një ditë më parë.
Ai jetonte në qytet, por në një tjetër zonë të Reggio Emilia-s, konkretisht në San Maurizio, dhe shfrytëzonte një banesë me qira si bazë të trafikut të drogës.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Ismail Kurti, i pajisur me leje qëndrimi në Itali, i cili është arrestuar nga policia pasditen e djeshme, pasi ka dalë nga banesa në San Maurizio.
Agjentët e policisë, ndiqnin prej kohësh lëvizjet e të riut. Dje, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 650 gr kokainë dhe 3.500 euro, si dhe karta të shuma celularësh dhe një axhendë me data e shifra (që dyshohet se i referoheshin aktivitetit të tij, lidhur me drogën).
.