25,11,2024

Shukri Buja: LDK-ja nuk është partnere korrekte politike, po pret dobësimin e PDK-së

Must Read
Shukri Buja

Ai ka vlerësuar se ky koalicion nuk ka perspektivë të gjatë, pasi thotë se LDK-ja nuk është partnere korrekte politike.

Në intervistën dhënë për “Epoka e Re”, Buja ka theksuar se PDK-ja nuk duhet ta paguajë faturën e dështimeve të kryeministrit Isa Mustafa.

“Nuk shoh perspektivë të gjatë për këtë koalicion. LDK-ja nuk është partnere korrekte politike, pasi po pret vetëm momentin e vet: dobësimin e PDK-së”, ka thënë Buja.

Deputeti Buja ka folur edhe për buxhetin e vitit 2017, për të cilin ka thënë se është buxhet manipulues, tipik komunist. Sipas tij, preken edhe paratë e pensionistëve dhe punëtorëve nga privatizimi për rritje ekonomike.

Sipas deputetit Buja, PDK-ja nuk duhet të lejojë që, pas një viti, si pasojë e këtyre mashtrimeve, të kolapsojë Kosova me borxhe dhe të mos ketë mundësi t’i paguajë pagat për mësuesit, mjekët dhe punëorët.

Ai ka paralajmëruar se nuk do ta votojë këtë version të buxhetit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img