Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa të entjen është pritur nga drejtori i Administratës së ATK-së Avdi Jakupi.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta në mesin e tyre ishte edhe grumbullimi i të hyrave për nëntë muajt e këtij viti nga ATK-ja. Sipas drejtorit të ATK-së Avdi Jakupit për nëntë muaj është arritur që të grumbullohen 3 milion euro, ose 152 përqindë më shumë se sa një vit me parë.
Me këtë rast i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka përgëzuar drejtuesit e ATK-së duke thënë se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt për çfarëdo që është nevoja do të vazhdojë. Ai ka thënë se së bashku më ATK-në do të dalin që të vizitojnë edhe bizneset ferizajase, në kuadër të bashkëpunimit të koordinimit brenda kompetencave ligjore në të mirë të krijimit të një klime të mirë të afarzimit në Komunën e Ferizajt.
Po ashtu është diskutuar edhe problemi për punëtoret e ndërtimtarisë dhe hotelerisë, por edhe për thertoret e qytetit të Ferizajt.
U evidentuan edhe një varg vështirësitë më të cilat po përballet Administrata e Komunës së Ferizajt, siç është numri i vogël i punëtoreve karshi numrit të madh të bizneseve që janë në rajonin e Ferizajt.