25,11,2024

Hyseni: Administrata komunale në Ferizaj po realizon objektivat e sajë për këtë vit

Must Read

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme (DAP), në kompetencat që, ka për ofrimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për administratën komunale dhe për ofrimin e shërbimeve për qytetarë, gjatë këtij viti ka arritur të realizoj të gjitha punët dhe objektivat e saj në të gjitha sektorët e kësaj drejtorie.

Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie Faruk Hyseni, kjo drejtori po punon me një përkushtim shumë të madh në mënyrë që të gjithë qytetarët ferizajas të pajisen edhe me dokumente që ata i kërkojnë.

“Duke pasur parasysh që në kuadër të DAP, sektori i gjendjes civile është më i frekuentuari nga qytetaret dhe si rezultat i këtij angazhimi kemi arritur që të shqyrtojmë të gjitha kërkesat e qytetareve dhe si rezultat i kësaj kemi 94306 dokumente të lëshuar nga ky sektor ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rreth 15% më shume”, ka thënë drejtori Hyseni.

Ai tha se gjatë këtij viti ka arritur të funksionalizojnë edhe zyrat e reja të gjendjes civile në Fshatin e Vjetër dhe në fshatin Gaçkë ku është realizuar e gjithë infrastrukturën përcjellëse si dhe rrethoja e tyre.
“Edhe në fshatin Nerodime është duke u punuar në ndërtimin e zyrës së gjendjes civile me qëllim që të krijojmë kushte sa më të mira për banoret e këtyre lokaliteteve”, është shprehur Hyseni.

U bë e ditur se gjatë këtij viti Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, është treguar efikase edhe në menaxhimin e parasë publike duke arritur qe të ule edhe shpenzimet operative të administratës komunale, siç janë edhe derivatet e makinave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img