08,05,2024

Komisioni Evropian publikon të mërkurën Raportin për Kosovën

Must Read

“Raportit mbi Kosovën 2016”, do t’u dorëzohet zyrtarisht udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit.

Kurse rreth orës 13.00 do të mbahet edhe konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel.

Vitin e kaluar, Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, kishte konstatuar si ngecje reformat në ekonomi dhe drejtësi.

Njëherësh, është kërkuar që të ketë më shumë rezultate në luftimin e krimit të organ izuar dhe korrupsionit. Kurse nga partitë politike ishte kërkuar që të heqin dorë nga dhuna dhe bllokimi i punës së Kuvendit.

Tani mbetet të shihet adresimi që do t’i bëhet ngecjes së Kosovës për përfshirje në liberalizimin e vizave për shkak të mos pajtimeve rreth ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Komisioni Evropian, harton raporte të tilla për vendet që aspirojnë integrimet evropiane. Përmbushja e kritereve evropiane është kusht i domosdoshëm në proceset integruese të këtyre vendeve, ku bën pjesë edhe Kosova. /REL

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img