18,11,2024

Kush është Hillary Clinton, gruaja e parë që mund të udhëheqë shtetin më të fuqishëm në botë!

Must Read

Clinton ka arritur të jetë kandidate zyrtare e Partisë Demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara, pas një fushate të gjatë, rraskapitëse dhe shumë të vështirë, në të cilën kundërshtar kishte një burrë të fortë si Bernie Sanders.

Martesa e saj me Bill Clintonin, pavarësisht nga afërsia emocionale, ishte një partneritet politik për karrierën e saj. Kjo lidhje ishte e suksesshme, madje më shumë se ajo mes Franklin dhe Eleanor Roosevelt në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar.

Fillimisht, Hillary karrierën e saj e ka shtyrë në plan të dytë, që të ketë sa më shumë sukses burri i saj. Këtë e bëri që nga koha kur Bill ishte guvernator i Arkansasit. Në të njëjtën kohë ajo shihej si aktere e pavarur politike dhe si Zonja e Parë “më politike” që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo me sukses kandidoi për një post me rëndësi strategjike, si senatore e New Yorkut, e më 2008 tentoi të bëhej presidente, për t’u bërë pastaj shefe e Departamentit të Shtetit të administratës së presidentit Barack Obama. Nga ky post u largua që në qetësi ta bënte gati kandidaturën e saj të re.

Ky orientim këmbëngulës drejt qëllimit, është një nga karakteristikat kryesore të saj, që dëshmon aftësinë për të qenë drejtuese. Dhe, mu për këtë konsiderohet e ftohtë, e matur dhe oportuniste.

Ndryshe nga Obama tetë vite më parë, ajo nuk ngroh zemrat e votuesve, siç bënte ai me vetëm një sloganin: “Yes, ëe can” (Po, ne mundemi)! Në fakt, asnjë kandidat demokrat nuk ka qenë aq jopopullor sa Clinton, përkundër fatit që rival ka një kandidat republikan edhe më të papëlqyer si Donald Trump. Prandaj, votat këtë herë do të bëhen me kokë e jo zemër. Ndaj, analisti amerikan mendon se amerikanët do të votojnë për të.

“Republikanët kanë nominuar Trumpin, dikë që me populizëm e narciozoizëm ka potencial për të trembur qendrën e moderuar, si dhe grupet etnike që nuk janë të racës së bardhë. Kjo i jep Clintonit shansin të jetë kandidate e baraspeshës, e maturisë dhe përvojës politike”; thotë ai. “Kjo do të ishte e pamundur nëse tek republikanët kandidat do të ishte Jeb Bush apo Marco Rubio”!

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img