25,11,2024

FBI konfirmon pastërtinë e Clintonit në e-maile

Must Read

Sipas një letër drejt Kongresit, drejtori i Byrosë Federale, James Comey, ka thënë se kjo agjenci i ka dhënë fund hetimeve dhe nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj.

Gjatë korrikut, ai kishte thënë se zonja Clintoni ishte treguar e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim me materialet sensitive në e-mailin e saj privat sa ishte sekretare e shtetit.

Këto hetime tronditen garën e Shtëpisë së Bardhë dhe i rifreskuan fushatën e kandidatit republikan Donald Trump, transmeton lajmi.net.

Çështja ishte ngritur përsëri kur u gjetën “prova” të reja në e-mail.

“Duke u bazuar në hulumtimet tona, nuk kemi ndryshuar asgjë në konkluzionet që kemi shprehur në korrik”, ka thënë Comey në letrën dërguar Kongresit.

SHBA-ja voton të martën më 8 nëntor për presidentin e ri. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img