25,11,2024

Të arrestuarit për terrorizëm mohojnë akuzat

Must Read

Katër personat, që  u arrestuan nga policia shqiptare një ditë më parë  si pjesë të një grupi që rekrutonte luftëtarë për në Siri, kanë mohuar akuzat e prokurorisë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë më dije së katër të arrestuarit mes tyre edhe një mjek,  kanë  pohuar se nuk njihen me njeri tjetrin dhe se nuk kanë kryer asnjë nga  veprat për të cilat akuzohen.  Ata pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të rënda për tu vlerësuar më masën e sigurisë  ku mesa duket do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe para gjykatës.

Arrestimi i tyre u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa policia e publikoi më vonë lajmin e arrestimit të tyre, pasi përfundoi i gjithë aksioni në rajon.

Të arrestuarit dyshohen se janë  pjesë e një rrjeti të gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe ndihmonin në rekrutimin e të rinjve për t’iu bashkuar terroristëve të ISIS-it.

Hetimi i kësaj çështjeje është mbajtur sekret për shkak të natyrës së saj dhe policia publikoi vetëm inicialet e të arrestuarve.  Ndërkohë dyshimet janë se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img