Alvin Karaqi nga klubi i karatesë “IPON’ nga Prishtina është shpallur kampion i turneut të parë ndërkombëtarë në Ferizaj “Kupa e Kastriotit”
Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtarë i karatesë “Kupa e Kastriotit” në Ferizaj i cili u organizua nën ombrellën e Federatës së Karatesë së Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë për Kulturë,Rini dhe Sport të Ferizajt.
Kryetar i Federatës se Karatesë se Kosovës, Fadil Arifi, tha se është i kënaqur me organizimin dhe përgatitjen e garuesve të paraqitur në këto gara.
“Ishte garë shumë cilësorë. Me këtë organizim të mirë i’u vunë themelet e një turneu që besoi se do të jetë tradicional. Këta garues që morën pjesë sot janë ata të cilët po na zbardhin fytyrën edhe në arenën ndërkombëtare“ tha Arifi
Edhe Raif Musa një nga organizatorët e turneut tha se rrjedha e këtij turneu ishte e kënaqshme dhe sipas opinioneve të pjesëmarrësve ishin të kënaqur me organizim por edhe me referim.
“Pas kësaj pretendojmë dhe do të punojmë që ky turne të bëhet tradicionale dhe të vazhdohet kultivimi i traditës së këtij sporti në Ferizaj” tha Musa
Edhe fituesi i këtij turneu Alvin Karaqi tha se ishte një garë ku u prezantua përgatitje e mirë e garuesve e ku morën pjesë emra të dalluar të këtij sporti nga trojet shqiptare dhe diaspora.
Karaqi ka falënderuar edhe organizatorët për organizim të mirë të këtij turneu
Vendi i parë – Alvin Karaqi nga klubi i karatesë “IPON” nga Prishtina
Vendi i dytë – Durim Haziri , klubi i karatesë “Bardhosh” nga Bardhoshi
Vendi i tretë – Orges Arifi klubi i karatesë “IPON” nga Prishtina
Vendi i tretë – Blodin Pakashtica klubi i karatesë “IPON” nga Prishtina.
Në këtë turne përveç medaljeve ishin paraparë edhe shpërblime për tre vendet e para,ku vendi i parë u shpërblye me 500 euro.
Sipas organizatorëve është hera e parë që në këso turne fituesit shpërblehen edhe me mjete monetare falë donatorëve të këtij turneu.
Në këtë turne morën pjesë 37 ekipe nga Kosova,Shqipëria, Zvicra,Norvegjia, Mali i zi dhe Maqedonia .