21,12,2025

Ndërtimi i objekteve të IBM-së nis në nëntor dhe dhjetor

Must Read

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur për KosovaPress se ndërtimi i objekteve të përhershme të IBM-së ka rëndësi të madhe, sepse me ketë proces rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-së dhe i Protokollit Teknik, si dhe praktikisht të dyja shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit sipas standardeve më të larta të BE-së.

Sipas saj, finalizimi i marrëveshjes për ndërtimin e këtyre objekteve është kontribut i të gjitha palëve, që do të mundësojë lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritjen e kualitetit dhe sigurisë së kontrollit kufitar, dhe është në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo nuk ka precizuar kur do të përfundojnë punimet e këtyre objekteve, duke thënë se kjo varet nga dinamika e punëve të cilat do t’i zhvillojë UNOPS-i.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi se ndryshimet pozitive të arritura në veri të vendit janë rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut të Brukselit, edhe pse siç tha ai, mbetet akoma shumë për t’u  bërë dhe për të krijuar një gjendje  çfarë vërtetë dëshirohet.  Duke folur për projektet e BE-së në atë pjesë, ai potencoi ndërtimin e objekteve të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, për të cilat tha se do të nisin gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm.Në anën tjetër, qytetarët e Mitrovicës thonë se me ndërtimin e objekteve të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, po bëhet një punë shumë e mirë.

Shpresa Rafuna, tha për KosovaPress se me ndërtimin e këtyre objekteve do të mundësojë qarkullim më të lehtë të qytetarëve, por edhe siguri më të madhe për ta.Liridon Selimi, ka potencuar se ndërtimi i objekteve të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë veç tjerash do të plotësojë edhe kriterin për liberalizimin e vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e ndryshme sa më parë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img