Të rinjtë e forumit rinor të LDK-së të fshatit Zllatar përmes një aksioni kanë pastruar fshatin e tyre nga mbeturinat.
Është ky fshat ku edhe filloi për herë të parë aksioni “Për një Kosovë të pastër” e që duket se ka krijuar një shprehi që këto aksione të mos udhëhiqen vetëm nga të huajt por të ketë edhe iniciativa nga vet të rinjtë dhe banorët e këtij fshati.
Një aksion të tillë për pastrimin dhe grumbullimin e mbeturinave ka marr sot edhe forumi rinor i LDK-së së këtij fshati.
Nuk ishin të paktë thasët e mbeturinave të grumbulluara nga ky aksion.
“Edhe pse kohë më parë janë marrë aksione të tilla për pastrimin e fshatit, aksioni i sotëm e arsyetoi këtë iniciativë ku siç po shihet edhe sot janë grumbulluar shumë mbeturina. Për këtë edhe ne si Forum Rinor me përkrahjen edhe të kryesisë së LDK-së së fshatit morëm këtë aksion për të krijuar një ambient më të mirë dhe më të pastër” tha Shqiprim Sallahu,kryetar i Forumit rinor të LDK-së në fshatin Zllatar.
Sallahu me këtë rast ka bërë apel te të gjithë të rinjtë dhe banorët e fshatit që të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit pasi mbeturinat dhe ndotja nuk njohin parti por janë pasqyrë e keqe për gjithë fshatin.
Ndërsa nënkryetari i forumit rinor të LDK-së në Zllatar, Sherfi Ademi, tha se ky është vetëm fillimi.
“Ne do të vazhdojmë edhe me shumë aktivitete të tjera në të ardhmen” tha Ademi