Mhill Fufi, deputet nga zona e Laçit i të partisë kryesore të së djathtës në opozitë, sipas burimeve nga vet PD-ja është përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi nuk respektoi bojkotimin e procesit të votimit, pas hedhjes poshtë të kërkesës së demokratëve për ta shtyrë më tej votimin.
Fufi ishte i vetmi që qëndroi në sallën e Parlamentit deri në fund të votimit, ndaj dhe është penalizuar. /Top Channel/
.