Firaj , Shtërpcë – Këto ditë vizitorë të cilët kanë kaluar rrugës për në Brezovicë apo Prevallë kanë mundur të shohin në lum kafshë të ngordhura të cilat ka ditë që askush nuk është kujdesur ti largoi nga aty.
Një qytetarë ka dërguar në redaksi foto e cila tregon se dikush ka hedhur një lopë të ngordhur në lumin Lepenc afër fshatit Firaj të Komunës së Shtërpcës.
Kohëve të fundit për shkak të sëmundjes gungore të lëkurës se gjedhit ka pasur ngordhje të shumta në rajon por zakonisht është thënë se ekipe të caktuar janë marrë me varrosjen e tyre për të penguar përhapjen e sëmundjes dhe ndotjen e ambientit.
Pse dikush ka hedhur këtë në lumin Lepenc i cili është njohur si lum i pastër nuk dihet, ishte me sëmundjen gungore apo ndonjë sëmundje tjetër.
I njëjti burim ka konfirmuar se afër këtij vendi , skaj malit janë edhe dy kafshë tjera të ngordhura për të cilat askush nuk është kujdesur.
Shpresojmë që kompetentët e Komunës së Shtërpcës do të marrin masa dhe do të evitojnë pasojat nga dekompozimi i këtyre kafshëve.