25,11,2024

Svarqa: PDK do të duhej t’i gëzohej buxhetit prej dy miliardë eurosh

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po pajtohet me konstatimet e zëvendësministrit të Financave, Isni Kilaj, se buxheti i vitit 2017 është jo real dhe i fryrë.

Në partinë e cila po udhëheq me qeverinë e vendi mburrën më buxhetin, i cili për herë të parë pas luftës prek shifrën e dy miliardë eurove.

Anëtari i Kryesisë se LDK-së, Muharrem Svarqa e vlerëson si të arritur të jashtëzakonshme rritjen kaç të madhe të buxhetit në raport me vitin e kaluar.

“Ky është një buxhet real, i cili hap mundësi më të mëdha sidomos në investimet në infrastrukturë të cilat do të jenë dikun gati 300 milion euro me shumë se vitin e kaluar. Ne akoma nuk i kemi rrumbullakuar investimet kapitale dhe kjo është një veprim i mirë, i cili tregon për një menaxhim tepër me nikoqirllëk të parasë publike nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Svarqa për ‘Indeksonline.

Buxheti i viti 2017, sipas tij, do të ndikojë në përmirësimin e jetës se qytetarëve të vendit. Pasi ai thotë se do të bëhen investime më të mëdha në krejt vendin.

I pyetur nëse PDK, po xhelozon për këtë rritje kaç të madhe të buxhetit, Svarqa thotë se PDK në vend të xhelozisë do të duhej t’i gëzohej këtij buxheti pasi krijon stabilitet në qeverisje.

“Unë nuk besoj se kur flet Isni Kilaj flet në emër të partisë. Unë shpresoj se buxheti do të kalojë me lehtësi në Kuvend, sepse nëse e shikojmë më vëmendje nuk ka asnjë vendbanim qoftë viseve rurale dhe urbane qe nuk janë të prekura nga rritja e këtij buxheti”, ka shtuar Svarqa.

Ndryshe, zv/ministri i Financave, Isni Kilaj, një ditë më parë ka thënë për ‘Indeksonline’ se buxheti i vitit 2017 është politik dhe nuk pasqyron rritje reale të ekonomisë. Ai madje ka kritikuar qeverinë për linjat  hartuara të buxhetit të cilat sipas tij, në masë të madhe janë të orientuara në komunat dhe agjensionet qe udhëheq LDK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img