Përfituesit e mjedrës dhe të sistemit të ujitjes pikë-pikë, kanë mbajtur trajnimin e radhës, që kishte të bënë me këtë kulturë.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovci është shprehur se trajnimi është organizuar në bashkëpunimi me operatorin ekonomik, ndërsa i angazhuar për këtë trajnim ishte profesori universitar Agim Zajmi për skjarimet e mbjelljes së fidanëve të mjedrës.
“Në këtë trajnim kanë marr pjesë të gjitha përfituesit e kësaj kulturë, ku përveç kësaj ka pasur edhe nxënës të shkollës së agrobiznesit “Zenel Hajdini” si dhe profesor të kësaj shkolle. Trajnimi ka qenë shumë i suksesshëm me ç’rast fermerët janë pajisur me një fletëpalosje për teknologjinë apo mbylljen e tyre”, ka thënë drejtori Vranovci, duke shtuar se shumë shpejt do të bëhet shpërndarja e fidanëve të mjedrës dhe ky projekt do të mbyllet në mënyrë të suksesshme.
U bë e ditur se Drejtoria e Bujqësisë në Ferizajt, shumë shpejt do të bëjë subvencionimin e fermerëve ferizajas edhe me makina mjelëse, si dhe pritet që në bashkëpunim me organizatën “Mështjerra” të bëhet edhe shpërndaj e lopëve të tjera qumështore.