24,11,2024

Pavarësia e Çamërisë do të shpallet edhe në Komoran

Must Read
Çameria

Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, sot do t’i zgjedhin institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë, si dhe do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.

Degët e Shqipërisë do të mblidhen në Vlorë, kurse, degët nga të gjitha komunat e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit, Metvegjës, do të mblidhen në fshatin Komoran të Drenasit, ku bashkë me ata në Holandë, e Vlorë, me ngritje dore do ta shpallin pavarësinë e Çamërisë. Kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga  Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Sot totalisht, ajo që ka qenë ëndërr sot do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.

Po ua sjellim edhe një letër informuese e cila iu ka shpërndarë të gjitha degëve ditë më parë, ku njoftohet për mbledhjen e Kuvendit Gjithëpërfshirës çam, i cili sot shpallë pavarësinë e Çamerisë./KosovaPress/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img