22,11,2024

Kush po merr grante në emër të Shoqatës së Artistëve “Zef Kolombi” nga Ministria?

Must Read

Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me aplikimin për grante në Ministrin e Kulturës nga persona të paautorizuar në emër të kësaj shoqate.
Kryetarja e SHAF “Zef Kolombi”, Lebibe Topalli përmes një NJOFTIMI ka shprehur shqetësimin se persona të pa autorizuar kanë aplikuar në MKRS dhe kanë fituar një grant në vlerë prej 2500 për Bienalin e vizatimit i cili pritet të mbahet në muajin Nëntor në Ferizaj.
Në këtë njoftim nuk ceket se është bërë ndonjë keqpërdorim por për përzierje të kompetencave dhe shkelje e statutit të shoqatës.
Për më shumë mund ta lexoni të plotë Njoftimin lëshuar nga SHAF “Zef Kolombi” në Ferizaj.

Njoftohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së artistëve figurativ “Zef Kolombi” Ferizaj, dashamirët dhe përkrahësit e shoqatës, se kohëve të fundit është paraqitur një shqetësim përbrenda organizatës ku persona të pa autorizuar dhe pa pëlqimin e udhëheqësisë së shoqatës kanë aplikuar për grante në MKRS.
Me këtë rast është ndarë një grant me vlerë prej 2500 eurove ( bëhet fjalë për Bienalin e vizatimit i cili do të mbahet në Nëntor 2016).
Galeria e Qytetit të Ferizajt si Institucion, duhet të ketë për obligim që të përfaqësojë, e respektojë interesat e artistëve, e jo të jetë e njëanshme, e tendencioze krahas aktiviteteve të shoqatës, siç po reflekton kohëve te fundit.

Kryesia e Shoqatës asnjëherë nuk është kundër aktiviteteve të tilla dhe gjithmonë do të jetë përkrahëse e fuqishme për zhvillimin e artit dhe aktiviteteve artistike në komunën tonë, por çdo herë do të jetë kundër mospërfilljes së kryesisë dhe shkeljes së rregullores së brendshme nga anëtarët e saj.
Me këtë rast konsiderojmë që është shkelur Statuti i Shoqatës, saktësisht neni Neni 13
‘’Menaxhimi i mjeteve’’,  respektivisht pikat 13.1. ‘’Të gjitha burimet dhe mjetet financiare, donacionet e Shoqatës administrohen nga Shoqata’’ dhe pika 13.2. ‘’Të gjitha shpenzimet duhet të jenë të arsyeshme dhe në funksion të nevojave të aktiviteteve të projekteve të Shoqatës, me synimin për të realizuar qëllimet e Shoqatës dhe mjetet nuk mund të përdoren për nevoja tjera të cilat nuk janë në funksion të aktiviteteve të Shoqatës’’ (Zef Kolombi, 2011)

14606282_974396029372773_8791911159187778184_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img