25,11,2024

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të 47 mijë eurove në Greme të Ferizajt

Must Read

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, dje kanë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë ”.

Rasti ka ndodhur me 21.10.2016 rreth orës 22:10 minuta në fshatin Greme, ku të dyshuarit, G.A. (m/ sh/k 19 vjeç) ,A.A.(m/sh/k 23 vjeç)dhe i mituri A.A.17 vjeç, kan hy në shtëpinë e viktimës D.K. dhe kan vjedhur 47.000 (dyzet e shtatëmijë) euro si dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro.ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor tek i dyshuari G.A. kan gjetur dhe konfiskuar një pjesë e parave të vjedhura,ndërsa po vazhdojnë hetimet deri në kompletimin e rastit, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale, kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve G.A. dhe A.A. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë,ndërsa ndaj të miturit A.A. ndalim policor për 24 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img