25,11,2024

Grekët kërkojnë varret, Surlas-Tiranës: Zhbllokoni procesin

Must Read

“Vëllai im hyri në luftë në fund të Janarit 1941 dhe ishte ndër të parët të vrarë prej një bombardimit të italianëve, mesa mësuam më pas në zonën e Kuqarit, afër Përmetit. Një ditë para se të vritej mori një telegram ku u njoftua për lindjen e djalit të tij, lajm që nuk e gëzoi dot as një ditë dhe fëmijën nuk e pa kurrë. Unë dhe nipi im jemi këtu për të marrë pak dhe nga Shqipëria e për të lënë këtu pak dhe nga Kreta”, tregon Zografaqis.

Por shpejt gjuha shkon aty ku dhemb më shumë. “E dimë që varrin është shumë e vështirë ta gjejmë. Vijmë shpesh për ta kujtuar në Shqipëri, sepse ajo ngjarje shënoi jetën tonë, të gjithë familjes”, thotë ai.

Shteti grek duket se i është rikthyer fort kërkesës për gjetjen e këtyre varreve dhe bashkëpunimin e Shqipërisë.

“Në himnin tonë kombëtar eshtrat e tyre janë të shenjta. Pikërisht këto eshtra të shenjta po kërkojmë dhe ja drejtoj këtë thirrje edhe miqve tanë shqiptarë që gjenden këtu. Duam t’i gjejmë dhe t’i varrosim me nder sipas traditës 3.000-vjeçare të grekëve. Shpresojmë që marrëveshja me Shqipërinë të bëhet funksionale sa më shpejt për këtë çështje”, thotë ambasadorja Eleni Surani.

Kreu i Shoqatës së familjarëve të të rënëve të luftës së vitit 1940, Jorgos Surlas, njeriu që ia përsëriti këtë kerkesë Ilir Metës gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë, kësaj radhe nga Bularati kërkoi prej autoriteteve të pranishme shqiptare rihapjen e kësaj çështjeje.

“E kam pyetur kreun e Kuvendit të Shqipërisë çfarë i ndalon të gjejnë eshtrat e këtyre luftëtarëve që i qëndruan fashizmit dhe që ranë këtu përtej interesave të atdheut dhe besimit? Pse, zotërinj drejtues të qeverisë shqiptare? Si dëshironi të ngremë marrëdhënie të reja dhe të përmirësojmë këto që kemi? Duam të jemi me ju, por po na ndaloni të mbledhim eshtrat e baballarëve tanë”, tha Surlas.

Më vete kësaj radhe, dakord kishin edhe një politikan të Tiranës. “Ngritjen e varrezave dinjitoze për ta. Nuk jam në dijeni të detajeve të komisionit të përbashkët, por besoj se marrëveshja është e qartë: do bashkëpunohet për gjetjen e të rënëve dhe mbledhjen e eshtrave të tyre”, tha Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Pala greke ka kërkuar disa vite më parë rivarrosjen në varreza murale në manastirin e Këlcyrës të rreth 2.500 ushtarëve grekë që kanë humbur jetën brenda territorit shqiptar gjatë luftës italo-greke të vitit 1940-1941, por bisedimet e komisionit ndërshtetëror të ngritur në 2006 u ndërprenë në atë kohë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi këtë çështje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img