25,11,2024

Reçica Ymerit: Pse s’e lexove mbrëmë deklaratën për Lushtakun, kishe frikë?

Must Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica ka pyetur nga foltorja e Kuvendit liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri se a ka dhënë ndonjë cent për fondin e 3 %-it. Sipas tij, Ymeri e la qëllimisht mbrëmë deputetin Glauk Konjufca që të lexonte deklaratën se çfarë ka thënë Sami Lushtaku për arsyen se kishte frikë, shkruan Gazeta Express.
“Mbrëmë Visar Ymeri e kërkoi fjalën që të lexonte deklaratën se çfarë ka thënë Sami Lushtaku, por u tërhoq dhe la Glauk Konjufcën në vendin e tij, pse?” ka shprehur ai.

Më tej Reçica tha “Visar Ymerin e pyes që ka qenë në Londër se a ka dhënë ndonjë cent për 3 %, a ka marrë pjesë në ndonjë demostratë që na thotë neve për patriotizëm. Nuk është në rregull me këto veprime. Në vend që rezoluta e sotme duhej të votohej nga të gjithë nëse jeni të interesuar për ata, por nuk është mirë nëse luani lojëra politike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img