25,11,2024

Ndërtohen 38 shtëpi për komunitetet në komunën e Ferizajt

Must Read

Në vitin 2017 pritet të fillojë ndërtimi i 38 shtëpive për komunitetet në Ferizaj, me ç’rast do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komunës së Ferizajt dhe organizatës ‘Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian’.

Kjo u bë e ditur pas takimit që pati sot zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rahmani, i përfaqësues të organizatës ‘Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian’, Violeta Thaqi dhe Vesa Batalli me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe nënkryetarin për komunitete, Asllan Kryeziu.

Me këtë rast, numri një i këtij qyteti ka falënderuar zëvendësministrin Qazim Rahmani dhe organizatën ‘Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian’, për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shumë konstruktiv me komunën e Ferizajt, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img