Këta të fundit kanë insistuar që kjo do të ndodh vetëm në vitin 2018.
Karshi kësaj situate, nëse partia më e madhe në vend vendos që vendin ta dërgojë në zgjedhje, atëherë LDK do të mbetet e pafuqishme përballë këtij veprimi. Madje kundërshtimi i zgjedhjeve nga LDK-ja,vetëm sa e përforcon arsyen që të shkohet në zgjedhje.
Kështu vlerësojnë analistët e çështjeve politike në vend, sipas të cilëve vazhdimi i këtij koalicioni, është vetëm thellim i krizës dhe humbje të shpresës.
Njohësi i këtyre rrethanave, Belul Beqaj në një përgjigje për lajmi.net potencon se deklaratat e Veselit mund të vijnë edhe për shkak të formimit të Gjykatës Speciale.
“S’do mend se GJS do të përfshi individ edhe nga partia e tij. Por, mendoj se Veseli fuqinë supremative faktike dëshiron të formalizojë me zgjedhjet e ardhshme,ngase përkundër të gjitha rrethanave PDK-ja ,i ka gjasat më të mëdha të mbetet partia më e mbështetur nga elektorati”, ka thënë Beqaj për lajmi.net.
Pra, zgjedhjet siç thekson ai, vetëm mund të formalizojnë këtë fakt, i cili PDK-së, së lënduar potencialisht mund të i jep sinergji me kusht që ajo të distancohet gjithnjë e më dukshëm nga dukuritë negative që kanë dal në dritë,të vazhdojë me reformat dhe të bëjë përtrirjen kadrovike kualitative.
Beqaj thotë se kundërshtimi i zgjedhjeve nga kryetari i LDK-së ,vetëm sa e përforcon arsyen që të shkohet në zgjedhje dhe se në këtë rast, humbësja e vetme është LDK-ja.
“Vazhdimi i këtij koalicioni, në fakt është thellim i krizës dhe humbje të shpresës që shpie në pakënaqësi kolektive që mund të përfundoj me konflikt brenda kombëtar. Këto subjekte , edhe pse gjatë kësaj periudhe kanë proklamuar unanimitet, në fakt kurrë s’kanë qenë të tilla”, tha ndër tjerash Beqaj.
.