25,11,2024

Pal Lekaj: Kush i zgjedh gjyqtarët dhe prokurorët në pjesën veriore?

Must Read
Pal Lekaj

Lekaj kërkoi nga ministrja Hoxha qe të mprehe mirë sepaten, sepse sipas tij, ajo nuk do të mund të hapë rrugën e kështjellës se drejtësisë e cila është bërë malë pa dalje.

 

Fjalimi i plotë i Lekajt në Komisionin për Legjislacion dhe Mandate:

Edhe ju po e vazhdoni traditën e kolegëve tuaj ministra. Që nuk sjellin raport me shkrim, por vijnë e shesin mend këtu. Do të duhej që  ky raport të cilin prapë vetëm na e lexuat, të vinte disa ditë më përpara që t’i bënim një analizë në formë krahasimore. E ta diskutonim sot, e jo kështu. Por prapë se prapë kam disa çështje të cilat do t’i ngrisë këtu: Drejtësia në Kosovë në gjendje kome…A

pajtoheni Ministre? janë ende mbi 200 mijë lënë të pa zgjidhura…? Po

gjyqtarët dhe prokurorët a janë politik, ose a janë shërbëtorë të politikës

ditore ende?  A na tregoni se çka po bëhët me gjyqtarët dhe prokurorët për pjesën veriore? A janë dekretuar ende nga Presidenti? A po ndoshta po pritni derisa tua sjellin propozimet dikush tjetër (Vuqiqi ndoshta)?! Nëse bazohemi në zhvillimet e njëpasnjëshme negative që po ndodhin në sistemin e

drejtësisë mund të konkludohet se edhe ky system po rrëshqet drejt kolapsit.

Ashtu siç kjo qeveri ka kolapsuar në të gjitha drejtimet, por ju spo e pranoni

ende, jeni të vetmit që nuk po e pranoni. Si ministri e drejtësisë, çka keni ndërmarrë në rastin e arrestimit të kryepolicit, Nehat Thaçi?A dihet çfarë po ndodhë me rastin e tij?Pse u suspenduan 10 zyrtarë të burgjeve? Përveç që keni kërkuar falje, a mund të na tregoni pse ndodhi ai bllof? Si është gjendja e sigurisë ne burgjet e Kosovës? A janë të kompletuara me infrastrukturë? Pse kemi ankesa se ende kemi të burgosur për krime të renda dhe përsona të mitur më një vend?Legjislacioni i tanishëm i drejtësisë a ka nevojë të kompletohet, plotësohet, a ka dispozita të caktuara, që sipas jush duhet precizuar e definuar edhe më tutje?  Madje, për më tepër se kjo a duhet harmonizuar teksti në gjuhet e aplikueshme në Kosovë? Se po ka shpesh interpretime të ndryshme për dispozita të caktuara (të njëjta).Ka edhe shumë qeshtje të tjera që do të mund t’i diskutonim, por meqe ke ardhur si ministre tash së voni në ketë dikaster, krejt çka mund të themë është që nësë nuk e ke mbreh mirë sepaten atëherë sdo të mundësh me hapë rrugën e kthjellje së drejtësisë e cila është bërë një malë pa dalje. E kjo falë ish qeverisë dhe kësaj të tanishmes.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img