20,09,2024

PDK në Ferizaj akuzon Drejtorinë e Arsimit për regjistrim të nxënësve pa kritere

Must Read

Në një konferencë për media Agim Berisha  nga Departamenti për  Arsim në kuadër të PDK-së në Ferizaj ka akuzur Drejtorinë e Arsimit të Ferizajt se  po bënë regjistrim të nxënësve pa kritere  në shkollat e mesme të Ferizajt.

“Ishte parapar mirë e mbarë në letër,për mësysh.Mirëpo nuk kaloi shumë kohë  dhe gjithçka  nisi të përmbysej.Pra me fillimin e vitit  mësimir  filluan manipulimet, shkeljet e konkursit  nga vetë ata që e kishin shpalluar” tha Agim Berisha.

“Në shkollën “Faik Konica “ nga 16 paralele sa ishin paraparë i shtojnë edhe 2 të reja, në shkollën e mjeksisë “Elena Gjika” nga 4 paralele shtohet edhe një paralele e re dhe në gjimnazin “Kuvendi i  Arbërit” shtohet edhe një paralele. Por sikur të mos mjaftonte kjo,  është bërë edhe rritja e numrit të nxënësve nëpër paralele nga 32 deri në 42  e më tepër” ka thënë Berisha.

Berisha ka ngritur edhe shqetësimin për gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” ku tha se   në klasat e 10-ta numri i  nxënësve ka kaluar numrin 50-të.

“Kjo rritje e numrit të nxënësve është bërë  pa kritere, kriter ka qenë  se kush ësht më i “fortë”  brenda subjektit partiak dhe ai që bënë pazar me vota sepse edhe pak ditë na ndajnë  nga viti i zgjedhjeve lokale” tha Berisha.

Sipas Berishës ky regjistrim pa kritere po rrezikon  edhe mbylljen e shkollës së agrobiznesit  “Zenel Hajdini”  e cila nga 364  nxënës sa ishte parapar të regjistroi këtë vit  janë regjistruar më pak se 40% e tyre. Berisha tha se tani as kryetari Svarqa nuk mund t bëjë asgjë në kët drejtim  pasi edhe ai është bërë pjesë e  e këtyre dështimeve duke i ngatërruar kompetencat e veta institucionale.

“Pra në hall nxënësit, në hall  edhe mësimdhënësit, kurdo dhe kush do mund të hyjë në klasë nga rruga. Prandaj me të drejt qytetarët pyesin se a ka kush i del në ndihmë  arsimit ferizajas” tha Agim Berisha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img