05,02,2025

Ministrja Hoxha: Gra, mos hiqni dorë nga prona!

Must Read
Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha në konferencën për të drejtat pronësore të grave u bëri thirrje atyre të marrin trashëgiminë që u takon.

“Mos hiq dorë nga e drejta jote, ju keni të drejtë ju them të gjitha grave për të drejtat e tyre pronësore,” tha Hoxha.

Ajo deklaroi më tutje se kushtetuta ua garanton grave të drejtën e trashëgimisë.

”Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës gruas i takon e drejta në trashëgimi dhe sipas statistikave të fundit edhe pse jo ligjërisht, gratë janë të diskriminuara,” tha Hoxha.

Ministrja e drejtësisë bëri thirrje që institucionet t’i kushtojnë vëmendje heqjes dorë të grave nga trashëgimia.

“Heqja dorë e gruas nga prona nuk duhet të shndërrohet në shkëputje të gruas nga e drejta në pronë. Institucionet tona do të kenë vëmendje të veçantë ndaj kësaj dukurie. Gratë duhet ta minimalizojnë dukurinë e heqjes dorë nga trashëgimia,” tha ministrja Hoxha, shkruan kallxo.com

Konferenca për të drejtat pronësore të grave është organizuar nga USAID-i.

Sipas kësaj organizate amerikane 73 për qind e njerëzve në Kosovë nuk kanë njohuri për të drejtat e tyre pronësore.

USAID-i ka ardhur në përfundim se vetëm 3.8 për qind e grave në Kosovë trashëgojnë pronë nga prindërit.

Në qershor të këtij viti, “Drejtësia në Kosovë” hulumtoi heqjen dorë të grave nga trashëgimia prindërore në emër të traditës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në një fabrikë në Ferizaj

Një incident zjarr ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt. Aty një fabrikë është përfshirë nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img