26,11,2024

Politikanë e të akuzuar ia mësyjnë Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Must Read
Akademia

Zyrtarë të lartë të politikës si ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe ish- ministrja e Energjisë, Justina Pula, si dhe ligjërues të shumtë të Universitetit të Prishtinës po synojnë që përmes konkursit të fundit të shpallur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), të marrin titullin më të lartë shkencor, atë të Akademikut. Kjo pak kohë pasi ASHAK-u ka bërë publik konkursin për titullin më të lartë në fushën e shkencës apo artit.

Gazeta “Zëri” ka arritur të konfirmojë përmes burimeve zyrtare në disa fakultete emrat e disa personave, të cilët kanë aplikuar për të fituar titullin – Akademik.

Në listën e gjatë nuk kanë hezituar të aplikojnë edhe persona me ‘begraund’ të dyshimtë apo dhe të akuzuar për vepra penale. Po ashtu, në lista të aplikantëve figurojnë edhe persona mbi 65 vjeç, që është në kundërshtim me konkursin e shpallur nga ana e ASHAK-ut.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img