Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai i ka ftuar analistët dhe politikanët nga Shqipëria dhe Kosova të kenë kujdes me fjalën e tyre publike dhe të mos prodhojnë përçarje në mes të shqiptarëve.
Sipas tij, zhurma mediatike e krijuar tregon edhe për stereotipat krahinore, fetare e dialektore që i kanë krijuar shqiptarët për njëri-tjetrin.
Mehmeti ka vlerësuar paraqitjen e Ramës në Serbi, duke thënë se burrështetasit shqiptarë duhet të nxiten të mendojnë dhe të veprojnë “shqip”, dhe sa herë që u jepet rasti, të kontribuojnë në të mirën e gjithë shqiptarisë.
“Edi Rama jo vetëm se duhet të flasë edhe në emër të Kosovës, por do të ishte e turpshme që në Beograd të mos e përmendte Kosovën, siç do të ishte e turpshme që aty ku i jepet rasti, të mos flasë për hallet e gjithë shqiptarisë”, ka thënë Kim Mehmeti.
.