25,11,2024

Svarqa: LDK i ka votat për demarkacionin, PDK nuk i ka

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tash e dy vjet janë duke qeverisur me vendin. Gjatë gjithë kësaj kohë, është raportuar për përplasje mes disa zyrtarëve të dy partive, por të cilat nuk kanë ndikuar në harmoninë mes partnerëve.

Për herë të parë sot në një intervistë për një të përditshme në Kosovë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ia ka numëruar dështimet qeverisë Msutafa.

Në të njëjtën kohë i ka përmendur edhe zgjedhjet si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovë.

 Për çështjen e demarkacionit ka thënë se nuk i kanë votat, ndërsa ka akuzuar qeverinë se kishte gabuar me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por qe gabimet janë përmirësuar nga Gjykata Kushtetuese.

Më këto konstatime të Veselit nuk po pajtohet partneri i koalicionit, LDK-ja.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa ka thënë se partia e tij i ka të gjitha votat për t’i kaluar vendimet. Duke shtuar se ata që i paraprinë zgjedhjeve nuk i kanë votat e nevojshme për të kaluar vendimet strategjike.

“Unë besoj qe vendi nuk ka nevoje për zgjedhje. Por, nëse zgjedhjet imponohen nga mungesa e shumicës për të kaluar vendime të rëndësishme strategjike për Kosovën, atëherë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në çfarëdo variantim në çdo kohë është e përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Sfarqa.

 Ai i ka rekomanduar Kadri Veselit qe të mos flasë në emër të qeverisë, pasi në emër të saj mund të flasë vetëm kryeministri Mustafa, duke shtuar se secili duhet t’i dijë kompetencat e veta.

“Normalisht PDK mund të flasë për pjesën e vet. Nëse, nuk i ka votat ajo e merr përgjegjësinë. LDK pavarësisht disa pengesave tanimë i ka të gjitha votat për t’i kaluar të gjitha vendimet. Sigurisht PDK e kanë vlerësuar nga politike e tyre e brendshme se nuk i kanë siguruar votat”, ka shtuar Sfarqa.

Ai shprehet i bindur se, nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, rritje të elektoratit do të ketë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img